Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë

Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të kësteve të tatimfitimit, në fokus bizneset që nuk paguajnë në kohë

Administrata Tatimore ka propozuar një ndryshim ligjor që do të lejonte mbledhjen me forcë të kësteve të parapagimit të tatimit mbi fitimin, në rastet kur bizneset nuk i shlyejnë ato brenda afateve. Propozimi i është paraqitur Ministrisë së Financave dhe pritet të shqyrtohet për t’u përfshirë në paketën e re fiskale. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, gjatë raportimit në Komisionin e Nismave Qytetare.

 

 

Sipas Binajt, aktualisht këstet e parapagimit nuk konsiderohen detyrim i mbledhshëm me forcë deri në mbylljen e deklaratës vjetore. Kjo, sipas tij, vështirëson arkëtimin dhe mund të krijojë probleme të mëdha likuiditeti për bizneset, pasi detyrimi grumbullohet dhe kërkohet i plotë në fund të vitit.

 

Tatimi mbi fitimin parapaguhet çdo muaj ose çdo tremujor, duke u përllogaritur mbi rezultatet financiare të vitit të mëparshëm. Në fund të vitit 2025, rreth 35.5% e detyrimeve të papaguara të bizneseve lidhej pikërisht me këtë tatim.

 

Gjatë këtij viti, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin kanë shënuar rënie me 5.1% krahasuar me një vit më parë. Drejtori i Tatimeve e lidhi këtë ecuri edhe me rritjen e deklarimit të pagave dhe pagesën e sigurimeve shoqërore, të cilat shtojnë kostot e kompanive dhe ndikojnë në uljen e fitimit të tatueshëm.

 

Administrata Tatimore paralajmëroi gjithashtu zgjerimin e kontrolleve në tregtinë online dhe në sektorin e shërbimeve mjekësore. Kontrollet për pagat në këtë sektor pritet të nisin në fund të vitit 2026 dhe të vazhdojnë gjatë vitit të ardhshëm.

 

Kreu i Tatimeve deklaroi se deri më 31 gusht 2026 janë fshirë rreth 41 miliardë lekë detyrime tatimore, shifër që ai e raportoi në rreth 450 milionë euro.

 

Për kompensimin e TVSH-së së fermerëve janë paraqitur 4,104 kërkesa. Prej tyre, 2,906 janë miratuar, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të shqyrtohet. Vlera e përgjithshme e kërkesave llogaritet në rreth 10 milionë euro. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.