Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë

22/09/2611:45

Shperndaje:

Kompania e përpunimit të mishit “FIX Pro” shpk, me qëndër në Korcë dhe filialet e saj në Tiranë Fier,Sarandë, ushtron aktivitetin e saj qe prej vitit 2003. Aktiviteti i shoqërise është shtrirë në gjithë Shqipërinë dhe falë cilësisë së lartë, larmisë së produkteve dhe gamës së gjerë të shijeve, kompania sot pozicionohet ndër më të mirat në tregun shqiptar.

Pozicioni: Magazinier
Statusi i punës: Kohë e plotë
Vendndodhja: Sarandë

Përshkrimi i Pozicionit
Kompania “Fix Pro” shpk, kërkon të punësojë Magazinier për filialin e Sarandes . Magazinieri ka për detyrë të planifikojë, organizojë, supervizojë dhe marrë pjesë në të gjitha operacionet e magazinës. Magazinieri administron proceset dhe përmirëson funksionet e magazines për të siguruar që objektivat e kompanisë dhe kërkesat e klientëve janë përmbushur. Magazinieri sigurohet që stafi i magazinës punon në përputhje të plotë me rregullat e shëndetit dhe sigurisë.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
• Kontrollon gjendjen e inventarit te magazines per te siguruar rakordim midis gjendjes fizike dhe asaj kontabel
• Mbikqyr operacionet e shpërndarjes së produkteve në mënyrë eficente dhe të sigurt, në mënyrë që ato të jenë në përputhje të plotë me kërkesat e klientëve
• Regjistron dhe kontrollon aktivitetet e përditshme të magazinës.
• Regjistron të gjitha faturat e shitjes që bëhen nga magazina.
• Regjistron të gjitha mandatet e pagesave dhe arkëtimeve.
• Është përgjegjës për cash-in.
• Mban inventarin e duhur të produkteve në mënyrë që ato të jenë të gatshme kur të jetë e nevojshme
• Kontrollon mallin i cili do te merret per ngarkese nga agjentet e shitjes ne menyre qe ai te jete ne perputhje me dokumentacionin perkates.
• Realizon mbylljen e magazinës në fund të cdo dite pune

KARAKTERISTIKA/AFTËSI PERSONALE:
• Të ketë perfunduar arsimin e lartë në shkencat ekonomike;
• Të ketë eksperiencë të ngjashme pune, mbi 2 (dy) vjet
• Të jetë korrekt dhe të ketë aftësi të mira inventarizimi;
• Të ketë njohuri të mira të programeve financiare.
• Aftësi shumë të mira komunikuese, bashkëpunuese dhe raportuese

Vendbanimi: Sarandë
Gjinia: Mashkull

Kushtet e Punës: Kompania “Fix Pro” shpk ofron pagë të kënaqshme dhe kushte pune të favorshme për gjithsecilin që bëhet pjesë e Shoqërisë.

Shenim: Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për pozicionin duke telefonuar ne numrin e telefonit 0688088940 ose duke dërguar CV-në në adresën: [email protected]

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga kompania.

 

Kompania fix magazinier sarandë

 

 

ℹ️ Ky është një publikim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen, kushtet dhe marrëdhënien e punës është punëdhënësi.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë
Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore
Ministri kërkon shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë në Sarandë dhe ngritjen e një Task-Force
Vrau ish-partneren 25-vjeçare dhe plagosi veten për të sajuar një sulm

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.