Delvinë, 1.5 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës “Xhelal Berberi” dhe palestrën

Delvinë, 1.5 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës “Xhelal Berberi” dhe palestrën

Bashkia Delvinë ka hapur tenderin për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Xhelal Berberi” dhe palestrën e saj. Fondi limit është 137.4 milionë lekë pa TVSH, ose rreth 1.5 milionë euro me kursin zyrtar të 23 shtatorit. Projekti do të bashkëfinancohet nga bashkia dhe Ministria e Arsimit.

 

 

Financimi është planifikuar të shtrihet në tre vite. Për vitin 2026 janë parashikuar 30 milionë lekë me TVSH, për vitin 2027 rreth 41.4 milionë lekë dhe për vitin 2028 rreth 93.5 milionë lekë. Në total, shuma e planifikuar arrin në 164.9 milionë lekë me TVSH, afërsisht 1.8 milionë euro.

 

Ofertat do të pranohen deri më 1 tetor. Sipas dokumenteve të tenderit, punimet duhet të përfundojnë brenda 11 muajve nga lidhja e kontratës.

 

Procedura është ende në fazën e pranimit të ofertave. Kompania që do të kryejë punimet dhe vlera e kontratës do të njihen pas përfundimit të tenderit. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.