Pas Sarandës, miratohen hartat e “Paketës së Maleve” edhe për Delvinën dhe Konispolin

Pas Sarandës, miratohen hartat e “Paketës së Maleve” edhe për Delvinën dhe Konispolin. Demo: Brenda majit përfundojnë të gjitha bashkitë. Qeveria ka miratuar hartat e “Paketës së Maleve” edhe për bashkitë Delvinë dhe Konispol, duke zgjeruar më tej programin, që sipas qeverisë, synon zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e investimeve në zonat malore të vendit.

 

 

Lajmi u bë i ditur nga Ervin Demo. “Sapo kemi miratuar tre bashki të reja për Paketën e Maleve: Delvinë, Konispol dhe Pogradec. Në pjesën më të madhe të bashkive ka avancuar aplikimi nga qytetarët. Javët që do të kemi përpara besoj do të jenë bashkitë e fundit dhe brenda majit do të kemi përfunduar me të gjitha bashkitë”, u shpreh Demo.

 

“Paketa e Maleve” konsiderohet një nga programet kryesore të qeverisë për të nxitur zhvillimin e zonave rurale dhe malore, përmes lehtësimit të investimeve në turizëm, bujqësi, agroturizëm dhe aktivitete të tjera ekonomike.

 

Dorëzimi i tyre ishte një nga kushtet e vendosura nga kryeministri Edi Rama për rikandidimin e kryetarëve të bashkive në zgjedhjet e vitit  2027.

Ende nuk janë bërë publike zonat që përfshihen në këto harta. Saranda Web

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.