Pas publikimit në Saranda Web të ndotjes në Çukë, Bashkia Sarandë fillon pastrimin

Pak ditë më parë Saranda Web publikoi një video të gjendjes së rëndë lidhur me ndotjen në zonën e Çukës.

Përgjatë aksit rrugor Metoq – Ura e Çukës gjendeshin tonela të tëra mbetjes urbane, të cilat gjatë shirave përfundojnë në Lumin e Bistricës dhe pas përhapen në të gjitha plazhet e qytetit.

Ditën e sotme, dhjetra punonjës të Bashkisë Sarandë kanë filluar pastrimin dhe heqjen e plehrave në këtë zonë, madje duke përdorur edhe mjetet e rënda.

Në krye të këtij aksioni ka qenë kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, duke e parë nga afër gjendjen e krijuar dhe ndjekjen e aksionit të pastrimit.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.