Pas publikimit në Saranda Web ndizen sërish dritat në kryqëzimin për në Karahaxh

Pas publikimit në Saranda Web ndizen sërish dritat në kryqëzimin për në Karahaxh

 

Pas publikimit mbrëmjen e djeshme në Saranda Web të shqetësimit të përsëritur të banorëve për mungesën e ndriçimit në kryqëzimin e rrugës për në Karahaxh, përgjatë aksit Sarandë – Delvinë, sot ndriçimi është ndezur sërish.

 

 

Ky reagim vjen vetëm pak orë pas artikullit, ku u denoncua fakti se ndriçimi, megjithëse i instaluar prej rreth një viti, ishte ndezur pas publikimit të datës 5 janar vetëm për dy netë dhe më pas ishte fikur përsëri, duke e lënë kryqëzimin në errësirë të plotë për javë të tëra.

 

Sipas banorëve të zonës, ky është një kryqëzim me qarkullim të përditshëm, ku mungesa e ndriçimit gjatë natës përbën rrezik serioz për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët. Errësira e plotë e bënte të vështirë orientimin dhe shtonte ndjeshëm mundësinë e aksidenteve.

 

Ndezja e dritave pas publikimeve të Saranda Web tregon edhe një herë rolin e medias në nxjerrjen në pah të problematikave qytetare, por njëkohësisht ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si menaxhohet ky shërbim publik.

 

Saranda Web apelon ndaj personave dhe institucioneve përgjegjëse që t’i japin fund këtyre veprimeve të papërgjegjshme, ku ndriçimi ndizet dhe fiket në mënyrë të pashpjegueshme. Siguria rrugore nuk mund të trajtohet si reagim i përkohshëm pas denoncimeve mediatike, pasi këto veprime po vënë realisht në rrezik jetë njerëzore.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë
Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”
Lexoni më shumë
Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lexoni më shumë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Lexoni më shumë
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.