Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish. Pas publikimit në Saranda Web, më datë 5 janar, të shqetësimit të banorëve për mungesën e ndriçimit publik në kryqëzimin e rrugës për në Karahaxh, përgjatë aksit Sarandë – Delvinë, situata dukej se po merrte zgjidhje.

 

 

Të nesërmen pas artikullit, ndriçimi te kryqëzimi për në Karahaxh u ndez. Por vetëm për dy netë.

 

Më pas, në mënyrë të pashpjegueshme, dritat janë fikur sërish dhe prej asaj kohe nuk janë ndezur më, duke e kthyer zonën në errësirën e plotë që rrezikon çdo natë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

 

Shtyllat e ndriçimit, të instaluara prej rreth një viti, vazhdojnë të qëndrojnë aty si një simbol i një investimi të përfunduar, por të dështuar në realitet. Ndriçimi ekziston fizikisht, por jo funksionalisht.

 

Banorët e zonës shprehen se ndezja për dy netë e ndriçimit pas publikimit të lajmit vetëm sa e ka thelluar shqetësimin, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si menaxhohen dhe kontrollohen investimet publike.

 

“U ndezën sapo u bë lajm dhe u fikën sërish. Kjo tregon që problemi nuk është teknik, por mungesë vullneti. Natën këtu nuk shihet asgjë dhe rreziku është real,” – shprehen banorët.

 

Ky kryqëzim mbetet një pikë e rrezikshme, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës, kur errësira e plotë e bën të vështirë orientimin dhe rrit ndjeshëm mundësinë e aksidenteve në një aks me qarkullim të përditshëm.

 

Banorët i drejtohen sërish Saranda Web, me shpresën se rikthimi i këtij problemi në vëmendje publike do të sjellë një reagim të qëndrueshëm dhe jo thjesht ndërhyrje të përkohshme për “sy e faqe”.

 

Rasti i kryqëzimit për në Karahaxh nuk është vetëm një problem ndriçimi. Ai është një tregues i qartë i mungesës së kontrollit dhe përgjegjësisë ndaj sigurisë së qytetarëve. Një ndriçim që ndizet për dy netë dhe fiket sërish nuk është zgjidhje – është tallje me banorët dhe rrezik i vazhdueshëm për jetën njerëzore.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë nesër në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.