Pas evidentimit të situatës me ndotjet, Saranda Web organizon aktivitete sensibilizuese

Pas konstatimive të kryera në terren me situatën e ndotjeve në luginat e lumenjve Kalasë dhe Bistricë, mbetje të cilat më pas përfundojnë në grykëderdhjen e Kanalit të Çukës, duke u shpëndarë në plazhet e Sarandës dhe tabanin e detit, Saranda Web ka organizuar disa takime sensibilizuese me institucione dhe banorë në zonat e luginave të këtyre 2 lumenjve.

Takimet janë zhvilluar me drejtues dhe stafin e Bashkisë Delvinë, Bashkisë Finiq, banorë të zonës, duke përfshirë banorë të Kalasës, Vrionit, Cukës etj.

Gjatë këtyre takimeve është kërkuar marrja e masave për shtimin e kontenierëve për mbeturina nga ana e institucioneve dhe sensibilizimi, ndërgjegjësimi dhe bashkëpunimi i banorëve të këtyre zonave për situatën e krijuar nga ndotja në këto zona dhe parandalimin e ndotjes së zonës.

VIDEO

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.