Pas denoncimit nga Odise Gremo reagon OMONIA: Klloçitja e vezëve të gjarprit të nacionalizmit lojë e rrezikshme


Pas denoncimit nga ana e Odise Gremo, se atij iu anullua viza greke për shkak të deklarimeve në emisionin “Gjurmë Shqiptare” se fshati Sopik është i banuar nga shqiptarë autoktonë, ka ardhur edhe reagimi i OMONIA nëpërmjet një komunikate.

KOMUNIKATA

 

Denoncojmë me theksim të posaçëm përmbajtjen por edhe mjetet e përdorura në ushtrimin e të ashtuquajturit funksion gazetarie, në emisionin “Gjurmë Shqiptare” të producentit Marin Mema, që u transmetuar të Shtunën, 9 Maj 2020. Ai vijoi me motivet e tij tanimë të njohura të kultivimit të klimës antihelene duke targëtuar drejtpërdrejtë Minoritetin Etnik Grek autokton. Bëhet fjalë për një person në mision të porositur ku financuesit, ata sa lëvizin në prapaskenë dhe orkestruesit janë tanimë të njohur.

Nga kjo pikëpamje akoma një herë tjetër i ekspozuar është Stacioni Televiziv “Top Channel” përsa i përket detyrimit që ka për të kontribuar në bashkekzistencën sociale si parakusht për mirëqenien e shoqërisë mbarë.

Për më tepër emisioni në fjalë u përgatit duke përdorur kësaj radhe instrumente që refuzohen nga praktikat e mira dhe legjislacioni analog mbi informimin publik sikundër: kamerat e fshehta, regjistrime pa dijeninë e bashkëbiseduesit, manipulim personash që vuajnë nga sëmundje, përgjime etj. Këto metoda kanë dëmtuar në veçanti jo vetëm pjesëtarë të Komunitetit Etnik Grek në të shkuarën jo të largët por shoqërinë shqiptare mbarë.

Natyrisht “rifinitimi” me pikëpamje të ashtuquajturish akademikë apo pjesëtarë të Grupit të Helsinkit etj. nuk e mbulojnë lakuriqësinë e producentit përsa i përket objektivit, por përkundrazi ekspozojnë edhe vetë ata. I ekspozojnë ngaqë detyrim së pari i intelektualëve të kohës nuk është veçse të mësuarit e shoqërisë me parime dhe vlera të tjera. Me parësor detyrimin për respektim të të ndryshmes dhe promovimin e minoriteteve. Kjo është sa dikton realiteti dhe arritjet Europiane dhe në veçanti në Ditën e Europës që u zgjodh bile për transmetimin e këtij emisioni të neveritur.
Producenti në fjalë dhe sa pas tij kujtojnë se fshihen duhet të marrin parasysh përgjegjësinë përsa i përket pasojave që mundet të sjellë kultivimi sistematik i urrejtjes kundrejt Minoritetit Etnik Grek, pjesëtarëve dhe institucioneve të tij. Madje shembuj nga irritime të tilla respektive për fat të keq ekzistojnë.

Paralajmërojmë se klloçitja e vezëve të gjarprit të nacionalizmit është lojë e rrezikshme. Shteti e ka për detyrë të reagojë përderisa pretendon se tregon kujdes për shmangien e manifestimeve që mbarështrojnë urrejtjen ndëretnike dhe racizmin. Për më tepër sikundër ndodh në shtetet ku mbizotëron ligji detyrim i tij është, dhe ja rikujtojmë, mbrojtja e minoriteteve etnike e të tjera si parakusht i koherencës së brendshme, kusht pa të cilin nga ana e vetë për mirëqenie dhe prosperitet, – përfundon komunikata e OMONIA.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.