Pas apelit të nënës vijnë informacionet e para: Maradona ndodhet në Sarandë


Vijnë informacionet e para për vendndodhjen e Maradona Ibrahimit nga Gjirokastra, pas apelit për ndihmë të nënës pak ditë më parë në emisionin Pa Gjurmë në Report Tv. Mbrëmjen e sotme një person telefononi në emisionin Pa Gjurmë. Ai tha se Maradona Ibrahimi është parë në Sarandë pak ditë më parë në rrugë dhe në një market.

“Maradona është parë dhe ndodhet në Sarandë. Është parë me bluzë të bardhë dhe xhinse. Deri diku ka qenë alkoolist. Është parë në datë 16 shtator, por edhe më vonë te një market.

Ai është parë live, por nuk është e kam bërë ndonjë komunikim. Ka një tatuazh në këmbë. Pak a shumë e kam njohur edhe në Gjirokastër te shkolla Pedagogjike. Jam i sigurt për informacionin, pasi kam pirë edhe ndonjë kafe kur isha në Gjirokastër. Kishte probleme, bërtiste në rrugë, por u shmanga” tha ai.

30-vjecari Maradona Ibrahimi nga Gjirokastra rezulton i humbur prej datës 1 gusht të këtij viti. Ai foli për herë të fundit me nënën e tij duke i thënë se do të shkonte të pinte një kafe tek “Ura e Lumit” në Gjirokastër dhe se do të kthehej në banesë. Por kjo nuk ndodhi. Pak orë nga zhdukja, nëna e tij, Marie dëgjoi zërin e të birit përmes një telefonate.

“Zëri i tij më kumbon në vesh: O plakë ku je”, tha nëna e të humburit në një rrëfim live nga Gjirokastra me gazetarin e Report Tv Piro Nase për emisionin ‘Pa Gjurmë’ pak ditë më parë, ndërsa sot erdhën informacionet e para për vendndodhjen e Ibrahimit. Një muaj para se të humbte gjurmët, ai pati shfaqur probleme me shëndetin mendor si rezultat i përdorimit të lëndëve narkotike dhe kurohej në Tiranë.
Shqiptarja.com

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë
Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog
Lexoni më shumë
Tirana në bojkot dhe protestë, në Sarandë nxënësit dhe studentët vijojnë normalisht mësimin
Lexoni më shumë
Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.