Pas 2 vitesh, mbërrin në Sarandë kroçera me 450 turistë nga vende të ndryshme të botës

450 turistë nga e gjithë bota kanë mbërritur në portin e Sarandës me kroçeren “Silver Moon”. Kjo është kroçera e parë që ankorohet në brigjet e jugut pas dy vitesh pandemi. Nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së Kryeministrit, i cili përmes në rrjetet sociale shkruan: Kjo është dallëndyshja e parë që lajmëron ardhjen e sezonit më të bukur e më të pastër turistik deri më sot”.

Kroçera Silver Moon, operon kryesisht në Europë dhe frekuenton portet e Mesdheut. Turistët në bordin e kësaj kroçere, të kombësive të ndryshme të Europës nga Anglia, Franca, Italia, Spanja, Gjermania dhe Holanda do të vizitojnë gjithë sitet turistike të Sarandës, Himarë dhe Gjirokastrës.

Silver Moon do të vizitojë përsëri gjatë verës Sarandën, e cila pritet të ketë një sezon të mbarë turistik sipas të dhënave që vijnë edhe nga turoperatorët.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.