Paketa Fiskale: Rritje e tarifave për marketet, ulje për bizneset turistike

Këshilli Bashkiak i Sarandës miratoi paktën e re fiskale për vitin 2022, Paketë e cila mori të gjitha votat PRO, në një këshill ku mungon opozita pas braktisjes së zgjedhjeve lokale të vitit 2019.


Pas një pushimi të kërkuar nga disa këshilltarë, janë komunikuar edhe disa ndryshime në Paketën e re Fiskale, duke ulur tarifat për shërbimet e hotelerisë, bizneset e makinave me qera, autobusave turistikë, makinave dhe motorave me qera, velierave etj. dhe rritur tarifat për marketet, supermarketet dhe pikat e shumicës.


Rritja e tarifave për marketet, supermarketet dhe pikat e shumicës do të ndikojnë në rritjen e cmimeve të produkteve ushqimore dhe do rëndojnë direkt në cdo qytetar të Sarandës.


Për kryetarin e bashksië Adrian Gurma paketa e re fiskale synon të sjellë më shumë para në arkën e bashkisë që do të thotë më shumë investime për qytetarët. Sipas tij, taksat e reja dhe buxheti i ri janë diskutuar më shumë qytetarë ditët e fundit.


Pas miratimit te paketës fiskale bashkia do të dërgojë në Këshill buxhetin dhe ndryshimet e reja. Së shpejti do të publikojmë Paketën Fiskale të miratuar ditën e djeshme me rritjen e plotë të taksave dhe uljen e disa prej tyre në paketën e re fiskale.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u transmentua drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web

VIDEO E PLOTË

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3 ditë para Festës së Mandarinës, kryebashkiaku thërret fermerët për të diskutuar problemet e shitjes
Lexoni më shumë
Reshjet e shiut rikthehen në Sarandë, ja si parashikohet moti sot dhe nesër
Lexoni më shumë
“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë