Ngjarje e rëndë në fshatin Gjashtë: 40-vjeçari godet për vdekje 62-vjeçarin me shishe qelqi – VIDEO

Sarandë/Ngjarje e rëndë në fshatin Gjashtë: 40-vjeçari godet për vdekje 62-vjeçarin me shishe qelqi

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Gjashtë, Sarandë, ku shtetasi Admir Beqiri, 40 vjeç, dyshohet se ka goditur për vdekje me një shishe qelqi shtetasin Gëzim Bizioni, 62 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Viktima ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e dëmtimeve të marra.

 

 

Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, arrestuan autorin e dyshuar, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për hetime të mëtejshme. Sipas dyshimeve paraprake, autori ishte nën ndikimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike në momentin e ngjarjes.

 

Sipas informacioneve të para, viktima Gëzim Bizioni jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar. Një vit më parë, ai kishte marrë në shtëpi autorin e ngjarjes, Admir Beqirin, për të jetuar bashkë. Megjithatë, kohët e fundit, viktima i kishte kërkuar 40-vjeçarit të largohej nga banesa. Admir Beqiri vuante nga problemet me alkoolin dhe në gjendje të dehur, dyshohet se e ka goditur Bizionin për vdekje.

 

Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e konfliktit dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.