Nga 29-31 gusht 2024, Panairi XII Mbarëkombëtar i Suvenireve Turistike në Sarandë

 

Nga 29-31 gusht 2024, zhvillohet në Sarandë Panairi XII i Suvenireve Turistike Miqësore me Mejdisin.

 

Ky event organizohet nga Agjencia AJMMI në Sarandë (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit ), një organizatë e shoqërisë civile në vendin tonë e krijuar në vitin 2007 dhe mbështetet nga Bashkia e Sarandës.

 

 

Sipas koordinatores së eventit Arta Lasko në këtë aktivitet kulturor mbarëkombëtar, marrin pjesë dhjetra artizane dhe artizanë nga vise të ndryshme te Shqipërisë si dhe nga trevat shqiptare jashtë kufijve shtetërore si Prizreni, Prishtina, Gjakova, etj.,

Panajot Boli, zëdhënës i Panairit dhe kryetar i bordit të AJMMI-t u shpreh sot rreth këtij eventi: “Prestigjin dhe famën e markës ”SARANDA” e kanë rritur edhe panairet e suvenireve që organizon çdo vit AJMMI e mbeshtetur nga Bashkia. Janë dymbëdhjetë    panaire që e bëjnë markën ”SARANDA” me të njohur    në arenën kombëtare e nderkombëtare dhe një magnet interesant për të huaj që vitet e fundit po e shijojnë me kënaqësi.”

Mësohet se Panairi tre ditor zhvillohet përgjatë shëtitores së rikonstruktuar “Naim Frashëri” buzë detit.

 

Promovimi i traditës shqiptare të artizanatit, si pjesë e trashëgimisë materiale kulturore që udhëton përmes shekujve deri ne ditët e sotme, bart një larmi teknikash dhe materialesh që përcillet edhe në ditët e Panairit XII mbarëkomëtar të artizanatit si: punime dore me qëndisje, kostumologji sipas tipologjisë se trevave shqiptare, punime në dru, lesh, metal, qeramikë, guacka, etj., që gjithsesi, janë një vlerë e shtuar në ofertën turistike të Sarandës gjatë 2024-ës -vuri ne dukje për këtë event Shkëlqim Hajno, drejtor ekzekutiv i AJMMI-t.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.