Ndërmarrja e Shërbimeve kërkon 30 punonjës të rinj: Do menaxhojmë Terminalin dhe vendparkimet

24/05/2619:34

Shperndaje:

Ndërmarrja e Shërbimeve kërkon 30 punonjës të rinj: Do menaxhojmë Terminalin dhe vendparkimet. Këshilli Bashkiak i Sarandës pritet të shqyrtojë një projekt-vendim për shtimin e numrit të punonjësve në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike, në funksion të administrimit të terminalit të transportit dhe parkimeve publike në qytet.

 

 

Sipas projekt-vendimit, propozohet ndryshimi i pikës 1.3 të vendimit nr.153, datë 23 dhjetor 2025, duke shtuar 10 punonjës të përhershëm shërbimi dhe 20 punonjës sezonalë me kontratë 3-mujore. Efektet financiare të këtij ndryshimi do të përballohen nga buxheti i vitit 2026 i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

 

Në relacionin shoqërues thuhet se shtimi i stafit vjen si pasojë e rritjes së ngarkesës në administrimin e hapësirave publike, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur rritet ndjeshëm fluksi i automjeteve dhe vizitorëve në Sarandë.

 

Sipas dokumentit, administrimi i terminalit të transportit dhe parkimeve publike kërkon monitorim të vazhdueshëm, kontroll të hyrje-daljeve dhe menaxhim më efikas të fluksit të automjeteve, çka ka sjellë nevojën për burime njerëzore shtesë.

 

Bashkia argumenton se kjo ndërhyrje synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike, garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe administrimin më të mirë të infrastrukturës publike në territorin e qytetit.

 

Gjithashtu, në relacion theksohet se kostot financiare do të mbulohen jo vetëm nga buxheti i miratuar i ndërmarrjes, por edhe nga të ardhurat që sigurohen nga administrimi i terminalit dhe parkimeve publike.

 

Projekt-vendimi mbështetet në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin “Për financat e vetëqeverisjes vendore” dhe legjislacionin për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë.

Nëse miratohet nga Këshilli Bashkiak, vendimi do të hyjë në fuqi pas konfirmimit ligjor nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Menaxherët e faqes Partia Demokratike Sarandë sulm ndaj Saranda Web
Lavanderi BARDHA në qendër të Sarandës kërkon Punonjëse
Vila Duraku kërkon Punonjëse dhe Ndihmëse për përgatitjen e Mëngjeseve
Ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare aktivisti Krenar Bedaj
Dështon “Fish Saranda Festival”, bizneset bojkotojnë aktivitetin – VIDEO
Rox bar në Sarandë kërkon Përgatitës për sandwich dhe hot dog

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.