Mirela Kumbaro: Jemi të kënaqur, këtë vit në Portin e Sarandës po na vijnë shumë turistë

11/07/2218:10

Shperndaje:

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro vizitoi portin e Sarandës, ku shifrat për qershorin tregojnë se ka pasur një qarkullim prej 68,068 vizitorësh të huaj, 24% më shumë krahasuar me gjithë vitin 2021.

Turistët që zbresin në këtë terminal vazhdojnë udhëtimin e tyre në autobuzë pa kontroll policor, vetëm me bord pass dhe lista duke iu krijuar një lehtësi shumë të madhe në qarkullim. 

“Turistët që vijnë me grupe, që përbëjnë edhe numrin më të madh të vizitorëve, nuk i nënshtrohen procesit të ‘check in’ dhe kështu kemi krijuar lehtësinë më të madhe për këto grupe”, u shpreh ministrja Kumbaro. Në këtë vizitë, ministrja u shoqërua nga kryetari  i Bashkisë Adrian Guma dhe drejtori i Portit Alket Qendro. 

I pyetur nga ministrja Kumbaro se si paraqiten shifrat e vizitorëve këtë vit, drejtori i i Portit Qendro tha se “Krahasuar me vitin e kaluar jemi shumë më lart, por edhe shifrat e vitit 2019 që ka qenë viti më i mirë për portin e Sarandës, e kemi tejkaluar. Ne kemi arritur kulmin para 4 ditësh, me një kroçerë, që kishte 1600 vizitorë. Disa prej tyre ishin turistë ditorë, disa javorë. Këta të fundit, pasi qëndrojnë një javë nëpër Shqipëri, kthehen përsëri për t’u trajtuar nga terminali”. 

Ndërkohë, sipas kryetarit të Bashkisë, Ardian Guma, referencat nga hoteleria tregojnë për 15%-20% më shumë rezervime krahasuar me vitin që shkoi. 

Ministrja Mirela Kumbaro u njoh edhe me projektin e hyrjes se terminalit, me regjistrim dhe sistem dixhital të biletave për të shmangur mungesën e trasnparencës, i cili pritet të jetë gati për sezonin e ardhshëm. 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Greek Grill MERAKI kërkon Kamarier/e, Motorist dhe Specialist Fast Food-i
Ultra Courier Sarande kërkon të punësojë Korrier. Punësim vjetor, e Diela pushim
Ardit Bido takim me qytetarët në Delvinë: “Vij si biri juaj, jo mysafir” 
77-vjeçari përplas me zetor këmbësoren dhe largohet, prangoset nga Policia
SPORT VISION ALBANIA kërkon të punësojë Shitëse në dyqanin e ri në Sarandë
TRIMAX DENT SARANDE

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.