Manastiri Shen Meria Kakome

11/02/2217:49

Shperndaje:

Manastiri Shen Meria Kakome

 

Manastiri Shen Meria ne Kakome është ndërtim i shek. XVIII dhe ndodhet rreth 10km nga Saranda në rugën e Bregut, 1 km larg nga Plazhi Kakomesë dhe Gjiri Kakome ne bregdetin Jon.
Manastiri Shën Mëria në Kakome ka një kullë ngujimi të fortifikuar në skajin Verilindor të oborrit. Në qëndër të kompleksit ndodhet kisha e Shën Mërisë, ndërtim i shek.XVI-XVII me hajat në anën perëndimore dhe me pikturë murale në brëndësi.

 

 


Naosi te Manastiri Shën Mëria në Kakome është i tipit në formë kryqi me kupolë, triabsidal me dimesione të brendëshme 6,80 x 3,70 m. Naosi ndriçohet nga 4 dritare në absidat anësore, ndërsa ambjenti i altarit nga 3 dritare të vogla.
Çatia e Manastirit Shën Mëria në Kakome është e mbuluar me tjegulla, është dyujëshe duke patur më të ngritur pjesën që i takon krahëve jugorë dhe veriorë te kryqit qe afron me bazilikat me kupolë.
Pjesët këndore të naosit në Manastirin Shën Mëria në Kakome janë të mbuluara me qemerë cilindrikë, të cilat hapen ndaj nefit qëndror. Në brendësi të kishës, mbi 4 kollona krijohet bërthama katrore mbi të cilën ngrihet kupola me tamburin 8 faqësh.

 


Ambjentet e tjera te Manastiri Shën Mëria në Kakome jane te rrenuara dhe pa cati. Dikur ne kete Manastir ka funksionuar shkolla per vajza dhe djem. Thuhet se prone e Manastiri Shën Mëria në Kakome ka qene edhe nje vapor, gravure e te cilit ndodhet e pikturuar ne muret e tij.

 

Ky material u realizua nga Saranda Web falë mbështetjes së Media for All dhe Qeverisë Britanike

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO
Butrinti – Devolli LIVE në Saranda Web – sfidë vendimtare për kreun e renditjes
Hotel Porto Eda kërkon Sanitare hoteli. Punësim vjetor ose sezonal
Azura Hotel në Ksamil kërkon Punonjëse Kuzhine për Mëngjeset

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.