Manastiri i Kakomese – Shën Mëria në Kakome
Manastiri i Kakomese, ndërtim i shek.XVIII, ndodhet rreth 10 km nga Saranda në rugën e Bregut, 1 km larg plazhit të Kakomese ne bregdetin Jon.
Manastiri ka një kullë ngujimi të fortifikuar në skajin Verilindor të oborrit. Në qëndër të kompleksit ndodhet kisha e Shën Mërisë, ndërtim i shek.XVI-XVII me hajat në anën perëndimore dhe me pikturë murale në brëndësi.
Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë, triabsidal me dimesione të brendëshme 6,80 x 3,70 m. Naosi ndriçohet nga 4 dritare në absidat anësore, ndërsa ambjenti i altarit nga 3 dritare të vogla.
Çatia është e mbuluar me tjegulla, është dyujëshe duke patur më të ngritur pjesën që i takon krahëve jugorë dhe veriorë te kryqit qe afron me bazilikat me kupolë.
VIDEO
Pjesët këndore të naosit t Manastiri i Kakomese janë të mbuluara me qemerë cilindrikë, të cilat hapen ndaj nefit qëndror. Në brendësi të kishës, mbi 4 kollona krijohet bërthama katrore mbi të cilën ngrihet kupola me tamburin 8 faqësh.
Ambjentet e tjera te Manastirit jane te rrenuara dhe pa cati. Dikur ne kete Manastir ka funksionuar shkolla per vajza dhe djem. Thuhet se prone e Mastiri i Kakomese ka qene edhe nje vapor, gravure e te cilit ndodhet e pikturuar ne muret e tij.
Për cdo vërejtje apo sugjerim, na kontaktoni në faqen tonë në facebook Saranda Web
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb