Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli

Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli nga Fterra

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku ka ndërruar jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli, nga fshati Fterrë, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi automjeti i tij u përfshi nga flakët në aksin Kardhiq–Delvinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, pranë vendit të quajtur “Skërficë”, ku automjeti tip “Volkswagen Touran”, që drejtohej nga 37-vjeçari, mori zjarr gjatë lëvizjes. Flakët përfshinë edhe drejtuesin, duke i shkaktuar djegie të shkallës së tretë.

Në ato momente dramatike, në ndihmë të tij nxituan kalimtarë të rastit, duke përdorur xhupin e tij për të shuar flakët në trupin e të riut, në përpjekje për t’i shpëtuar jetën.

Maridon Dhuli u transportua fillimisht në urgjencën e Spitalit të Sarandës dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku iu nënshtrua kujdesit të specializuar mjekësor. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, 37-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Një jetë e re u ndërpre tragjikisht, ndërsa përpjekjet e qytetarëve që ndërhynë në momentet e para dhe të personelit mjekësor nuk mundën ta shmangnin fundin fatal.

Përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet nesër, 23 Tetor, ora 11.00 në fshatin Fterrë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë