Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve. Një vit pas nismës për bashkitë që mbeti në harresë

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave të nisin largimin e drejtuesve të institucioneve dhe agjencive në varësi të tyre. Porosia për të kërkuar dorëheqjet e parevokueshme të drejtorëve mësohet se u është përcjellë anëtarëve të kabinetit gjatë ditës së sotme, ndërsa kreu i qeverisë ndodhej në Budva të Malit të Zi, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Deri tani nuk është bërë publik një vendim zyrtar që të sqarojë cilat institucione do të preken, sa drejtues do të largohen dhe mbi çfarë kriteresh do të kryhen ndryshimet. Rama pritet të flasë për këtë lëvizje në ditët e ardhshme.

Kërkesa vjen në një kohë kur në Tiranë prej 1 Qershorit zhvillohen protesta ku kërkohet dorëheqja e qeverisë. Megjithatë, nuk ka një shpjegim zyrtar që ta lidhë largimin e drejtorëve me protestat apo me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Lëvizja rikthen në vëmendje një kërkesë të ngjashme të rreth një viti më parë, kur Rama kërkoi edhe dorëheqjet e drejtorëve në bashki. Pas paralajmërimeve fillestare, ajo nismë mbeti në harresë, pa një bilanc publik të qartë për largimet e kryera dhe përmirësimet në shërbimet ndaj qytetarëve.

Në daljet e fundit publike, kryeministri ka kritikuar administratën për vonesa dhe mungesë përgjigjesh ndaj qytetarëve. Rreth një javë më parë, ai paralajmëroi masa ndaj drejtuesve që nuk trajtojnë brenda afateve ankesat dhe problemet e ngritura prej tyre.  Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.