Luan Rama thirrje socialistëve: Të bashkohemi për të larguar këtë tufë horrash

05/02/2122:09

Shperndaje:


Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama tha se nga Saranda se çështja e vjedhjes së pronave në bregdet do të marrë fund më 25 prill. Ai i bëri thirrje socialistëve që të bashkohen për të larguar këtë shpurë të korruptuar dhe tufë horrash që e kanë marrë pushtetin vetëm për të vjedhur.
Kandidati kryesues i listës së LSI në Qarkun Vlorë Luan Rama u shpreh se “Realiteti i marrëdhënies së pushtetarëve të korruptuar me pronat dhe hapësirat publike është kriminal, është kriminal në Sarandë dhe gjithë hapësirën e bregdetit. Çdo pasuri e vënë në mënyrë fiktive dhe falsifikime apo me para të pista, jo vetëm do të merret por çdo persona përgjegjës do të përgjigjet personalisht.
Janë vënë baraka në darkë për t’u fotografuar si ndërtesa për të legalizuar me demek ndërtesat dhe të nesërmen nuk ka pasur asgjë. Po ndodh në Sarandë.
I ftoj qytetarët e Sarandës që pagesat abuzive dhe korruptive për të kënaqur oreksin e shushunjave të korrupsionit të mos bëjë asnjë. Më 25 prill do të marrë fund dhe çdo gjë do të kthehet në legjitimitet. E them me dhimbje, është një dramë e madhe për shoqërinë shqiptare edhe për socialistët shqiptarë që emri i saj përdoret nga të tillë kriminelë, hajdutë dhe trafikantë që kapen pas bajgave me idenë se mund të sugjestionojnë socialistët.
I ftoj socialistët e ndershëm që më 25 prill të votojnë për ta larguar këtë shpurë, këtë tufë horrash që e kanë marrë pushtetin vetëm për të vjedhur”, deklaroi Luan Rama nga Saranda

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur
Restorant Bulevard ’90 kërkon Staf për sezonin turistik 2026
Sofokli Thoma: Beteja për pronat e Nivicës, as pushtuesit nuk na e morën dot
Dino Didani publikon vëllimin poetik “Lulet e Dimrit”
Erdeti Boutique Hotel kërkon Sanitare, Kamarier/e dhe Roje
NJOFTIM PUNËSIMI PËR STAF VJETOR NË RESTORANT LIMANI NË SARANDË

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.