Los Angeles Times: kroçerat tashmë nuk do të ndalojnë në Stamboll, por në Sarandë

16/12/1614:20

Shperndaje:


Prestigjiozja amerikane “Los Angeles Times” shkruan se shumë prej kroçereve tashmë nuk do të ndalojnë në Stamboll apo në porte të tjera të Turqisë. Por do të ndalojnë pikërisht në vendin tonë, në Sarandë, apo në ishujt grekë.
Duket se situata e tensionuar në Turqi pas dështimit të grushtit të shtetit shkakton pasiguri te shumë turistë.
Shumë prej agjensive kanë publikuar destinacionet për vitin 2017 ku duket se po braktisen portet e Turqisë.
“Pasi kemi analizuar situatën, agjensia ka marrë vendimin të anulojë nga destinacionet e vitit 2017 Turqinë.Vendime të tilla janë marrë duke u konsultuar edhe me burime zyrtare” thuhet në deklaratën e agjensisë Cunard.
Edhe linja të tjera të kroçerave kanë anuluar itinerarin drejt Turqisë.
Jo vetëm dështimi i grushtit të shtetit, por edhe ngjarja e fundit në Stamboll ku gjatë dy sulmeve humbën jetën 44 persona shton frikën e shumë prej turistëve.
Kujtojmë se sulmet në Turqi janë të shpeshta çka ka shtuar pasigurinë e shumë turistëve duke sjellë edhe kosto për vetë vendin.
Los Angeles Times

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Delvinë, 1.5 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës “Xhelal Berberi” dhe palestrën
Saimir Shkambaj merr drejtimin e Komisariatit të Sarandës, Feliks Hoda transferohet në Dibër
Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë
Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.