LAJMI i FUNDIT: Arrestohet 29 vjecari për vjedhjen e celularëve

04/03/1613:15

Shperndaje:


policia sarande 3 mars

policia sarande 3.3Policia ka finalizuar me sukses një Operacion të koduar “iPad-Apple”.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i disa vjedhjeve në seri, të kryera brenda një harku kohor prej 20 ditësh.

Arrestohet në flagrancë shtetasi:
E Z, 29 vjeç, banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë së Sarandës, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij Operacioni, ku nëpërmjet të cilit kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin e lartpërmendur, në aksin rrogur të lagjes nr.4 Sarandë, (pranë stadiumit) pasi:

Gjatë një pune hetimore prej 1-muaji, Shërbimet e Policisë së Sarandës, kanë bërë zbulimin e disa ngjarjeve, kryesisht: vjedhje banesash, lokalesh dhe materialeve të tjera nëpër automjete, të cilat kanë rezultuar se janë marrë dhe përvetësuar (me qëllim shitjeje) brenda një harku kohor prej 20 ditësh, nga shtetasi: E Z.

Vjedhjet e dokumentuara, të kryera nga shtetasi i mësipërm janë:

>> Më datë 01.03.2016, në lagjen nr.1 Sarandë, ka vjedhur banesën e shtetasit: E.U. (ku ka marrë disa materiale me vlerë).
>> Më datë 01.03.2016, në lagjen nr.1 Sarandë, ka vjedhur dyqanin e shtetasit: K.Z, ku ka marrë 1-aparat celular dhe 1-iPad.
>> Më datë 02.03.2016, në lagjen nr.1 Sarandë, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit: N.K, dhe ka marrë 1-telefon, 1-televizor, 1-kompjuter, të cilat i ka shitur me qëllim përfitimi.
>> Më datë 24.02.2016, në lagjen nr.1 Sarandë, ka thyer xhamin e një automjeti në pronësi të shtetasit: K.B, dhe ka vjedhur 1-kasetofon.

Shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autorë i kryerjes së 3-vjedhjeve të tjera, për të cilat Policia po punon për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve (të veprës penale “Vjedhja”).

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 3-aparatë të llojit “iPad”,
– 1-aparat celularë i llojit “HTC”,
– 2-kasetofona.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër
Butrinti fiton derbin e jugut, mposht Delvinën 0-1 dhe e nis sezonin me 3 pikë – VIDEO
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Delvina–Butrinti, derbi i jugut hap sezonin të dielën ora 15:00

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.