Në një bashkëbisedim me gazetarët nga qyteti antic  Kumbaro është shprehur se projekti po zbatohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, ndërsa sipërfaqja e ndërtimit, sipas saj, për llogari të firmës së sallameve Hako, është vetëm 100 m2. Duke iu drejtuar gazetarëve, Kumbaro ka kërkuar që të bëjnë kërkesë për t’u njohur me kontratën, pasi sipas saj ligji i miratuar në Parlament nuk lejon bërjen publike. “Kontrata ka të dhëna konfidenciale, ndaj nuk e publikojmë. Llogarinë kërkojani Parlamentit për ligjin. Bëni kërkesë për kontratën, nëse juristët e vlerësojne së nuk ka të dhëna konfidenaciale, do ta keni. Unë nuk e kam kontratën dhe nuk e mbaj mend se çfarë përmban ajo. Projektin e kemi bërë ne në bashkëpunim me Institutin e monumenteve të kulturës. Hako solli kërkesë në janar 2017 të cilën e shqyrtuam deri në prill. Kushti i vetëm ishte zbatimi i projektit tonë nga Instituti Monumenteve të Kulturës. Sipërfaqja është rreth 100 m2 brenda dhe jashtë. Pjesa tjetër është për përmirësimin e territorit”, është shprehur Kumbaro. Ne fakt sipas nje raporti paraprak te prokurorise se Sarandes eshte e dukshme se siperfaqja qe kompania Hako po perdor per realizimin e pikave te sherbimit, eshte gati dyfish me e madhe nga ajo e autorizuar nga Ministria e Kultures ne kontrate. Sipas nje pergjigje zyrtare qe Mirela Kumbaro i dha Shqiptarja.com dhe Report TV, kompanise Hako i eshte dhene me qira nje siperfaqe prej 116 metra katrore si lokal e verande, ndersa ne fakt sipas prokurorise jane 205 metrat katrore te perdorura ku 150 metrakatrore shesh pushimi totalisht i betonuar. Nga vezhgimi ne terren  trashesia e siperfaqes se betonit eshte rreth 50 centimetra, pra 20 centimetra me e larte sa eshte shenuar ne projektin e miratuar nga Ministria e Kultures. Pavaresisht ketyre fakteve, Mirela Kumbaro ngul kembe dhe thote se behet fjale per nje pedane te levizshme. Ministrja e Kulturës është pyetur nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi nëse ka qenë ajo që ka negociuar kontratën me subjektin privat, por Kumbaro ka mohuar çdo kontakt me përfaqësuesit e kompanisë. “Nuk kam takuar asnjëherë asnjë përfaqësues të kompanisë Hako. Nuk e kam negociuar unë kontratën”, ka thënë Kumbaro. E pyetur për raportin e Prokurorisë, pasi policia pezulloi punimet në datën 2 tetor, Kumbaro tha se nuk ka lexuar asnjë dokument. “Nuk e njoh procesverbalin e Prokurorisë. Nuk e kam parë”, shtoi ajo.

 

Loading...