KSAMIL – ISHUJT NË KSAMIL

10/02/2318:05

Shperndaje:

KSAMIL – ISHUJT E KSAMILIT

 

Sapo futesh në Ksamil pamja e parë që shikon janë Ishujt e Ksamilit. 18 km në jug të Sarandës, Ksamil dhe Ishujt e Ksamilit përbëjnë pjesën më aktraktive të kësaj zone bregdetare.

 

KSAMIL ALBANIA - KSAMILI - Destinacioni kryesor i pushuesve

 

Ishujt në Ksamil kanë një lartësi nga 7.5 deri në 15 metra mbi nivelin e detit. Këta ishuj të vegjël shkëmborë janë vendosur pranë njeri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar. Megjithëse dora e njeriut nuk e ka kursyer duke e betonizuar në pjesën më të madhe të tij, sërish Ksamili ofron bukuri mahnitëse. Ishujt përballë tij e bëjnë Ksamilin aq të veçantë e të dëshirueshëm.

 

 

 

KSAMIL – Plazhet e Ksamilit

 

 

Ishujt e Ksamilit gjenden pranë bregdetit të Jonit në Ksamil. Pak kilometra larg qytetit të Sarandës shpaloset një pamje mahnitëse e detit ngjyrë gurkali, dhe ishujve të vegjël shkëmborë me një bimësi të egër e të dendur. Vetëm 2 km më larg ndodhet qyteti antikButrintit.

 

Kjo zonë është unikale dhe përfaqësuese e bregdetit shkëmbor jonik shqiptar. Kanë vlera shkencore, edukative, biologjike, estetike, dhe turistike. Për të shkuar tek ishujt mund të përdoren varkat ose me not, pasi distanca nga bregu është e shkurtër.

 


BREGDETI NË KSAMIL

 

Ksamili përfaqëson një prej vendpushimeve bregdetare më të frekuentuara gjatë verës. Qyteza e vendosur në skajin jugor të vendit ofron plazhe të vogla e të pastra, ndër më të bukurat e bregdetit Jonian. Shumë vizitorë e përzgjedhin Ksamilin për magjinë e ishujve dhe qetësinë. Plazhet e vendosura vetëm pak km në jug të qytetit të Sarandës dhe shumë pranë Parkut Kombëtar të Butrintit i lejojnë pushuesve akses të lehtë për këto dy destinacione të jetës së mbrëmjes dhe turizmit kulturor.

 

Në wikipedia për Ishujt në Ksamil shkruhet:

 

Ishujt në Ksamil ose Ishujt e Tetranisit janë katër ishuj të vogël që ndodhet në Bashkinë e Sarandës. Ishujt janë shumë pranë bregur dhe mund të arrihen me varka, por edhe duke notuar.  Ksamili, sipas të cilit ishujt janë të emëruar, është i vendosur në lindje të ishujve.

Zonat e kombinuar e katër ishujve të Ksamilit është 7,1 ha dhe janë pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

 

Vizitoni Ksamilin

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Financier/e
Ishte liruar përpara 7 muajsh, Jorgo Goro rikthehet përsëri pas hekurave në qeli

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.