
VIDEO – Kryetari i PD Sarande Hariz Mema percillet per ne banesen e fundit


Kryetari i PD Sarande Hariz Mema percillet per ne banesen e fundit.
Kryetari i Partisë Demokratike Sarandë ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.
Hariz Mema është gjetur pa ndenja në Gjashtë dhe është transportuar në spital.
Mema drejtonte PD Sarandë prej 14 qershorit 2014, pas votimit në raundin e dytë dhe vinte nga bota e biznesit. Kishte lindur më 26 Tetor 1967 në Varfaj, Delvinë. Ishte i martuar dhe la pas 3 fëmijë.
VIDEO
I tronditur me lajmin për ndarjen nga jeta e bashkëpunëtorit të ngushtë Hariz Mema, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se mendimet dhe lutjet e tij janë me bashkëshorten Teuta, vajzën Brikenën dhe dy djemtë Sinanin dhe Johanin, të cilëve do ju gjendet pranë me gurin e rëndë të dhimbjes në zemër, me ngushëllimet e ndjera.
“Kjo është edhe një humbje shumë e rëndë për ne, për demokratët, ku ai prej dy mandatesh drejtoi me sukses degën e Sarandës, dhe për mua personalisht që kam humbur një mik të rrallë dhe bashkëluftëtarin e papepur të kaq shumë betejave,” shprehet Lulzim Basha në mesazhin e tij të ngushëllimit duke shtuar se Harizin do ta kujtojnë si përherë, fjalëpak e punëshumë, të vendosur, të dashur, të fortë dhe të qeshur.
Lajm i pabesueshëm ndarja nga jeta e mikut dhe bashkëpunëtorit tim të ngushtë Hariz Mëma. Jam i tronditur dhe pikëlluar pa fund kur mora lajmin se rruga e tij u ndërpre sot papritur, dhe turravrapi i tij i zakonshëm u ndal përgjithmonë, pikërisht teksa ishte në kulmin e energjisë dhe dinamikës së tij të pandalshme.
Mema ka qenë nga viti 2011 deri në 2014 kryetar i Shoqatës “LABERIA” – Dega Sarandë.
Nga viti 2012 ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, dega Sarandë.
Në vitin 2014 u zgjodh për herë të parë kryetar i Partisë Demokratike për Sarandën, dhe në këtë detyrë u rikonfirmua përsëri në vitin 2018.
Në zgjedhjet e vitit 2017 ishte kandidat për deputet në qarkun e Vlorës në listën e Partisë Demokratike.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Butrinti fiton takimin e parë ndaj Turbinës me gola të Mario Mërkuri dhe Alesio Kolonja – VIDEO
17/02/2112:45

Pizza Savos kërkon për punësim vjetor Motorist dhe Punonjëse për fast-food
17/02/2112:45

Siguria në shkolla: do hiqen kjoskat 50 metër afër, vëzhgim ndaj personave të dyshimtë
17/02/2112:45

BUTRINTI – TURBINA – LIVE NË SARANDA WEB
17/02/2112:45

Jeta e trazuar e Vangjel Papakristos, një Romeo i gjallë dhe një Zhuljetë e humbur
17/02/2112:45

Taulant Balla: Çdo mjet i parkuar gabim do të hiqet me karoatrec dhe do të bllokohet
17/02/2112:45

Hyri nga rruga dytësore dhe i preu rrugën furgonit, detaje nga aksidenti
17/02/2112:45

Aksident në rrugën Konispol – Krane, 1 grua mbetet e plagosur dhe transportohet në spital
17/02/2112:45

MEMORIE – Taqo Lepuri, artisti plot dritë e fisnikë, mikpritës dhe i dhembshur
17/02/2112:45

Kompania Globe kërkon të punësojë Menaxher/e dhe Specialist/e Shitjesh në Sarandë
17/02/2112:45






Rezervime

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
17/02/2112:45

Apartament per pushime ne Sarande
17/02/2112:45

Apartamenti 3 – Vila Stupende
17/02/2112:45

Vila Alvin, Apartament 1+1
17/02/2112:45

Apartamenti 6 – Vila Stupende
17/02/2112:45
Suvenire

Suvenire nga Saranda
17/02/2112:45

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
17/02/2112:45

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
17/02/2112:45

Suvenire nga Saranda
17/02/2112:45

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
17/02/2112:45



