Fshati Varfaj – Sopot në Delvinë 1 shekull pa ujë, banorët

Fshati Varfaj – Sopot në Delvinë 1 shekull pa ujë, banorët: Pushtetarët na kanë mashtruar.

 

Rrëzë malit Sopot shtrihet fshati me të njëjtin emër, me bukuri të mahnitshme natyrore e njerëz punëtorë. Por ata vuajnë prej një shekulli mungesën e ujit të pijshëm. Fshati Sopot nga banorët njihet edhe me emrin e vjetër Varfaj. Për të shkuar duhet të përshkosh 12 km nga qendra e Delvinës përmes një rruge të paasfaltuar.

Aktualisht këtu jetojnë 120 banorë. Ata tregojnë se 4 breza që nga krijimi i fshatit në 1918 kanë vuajtur mungesën e ujit të pijshëm.

 

 

 

HISTORIA

Fshati Sopot është krijuar në vitin 1928 me emrin Varfanj ose Varfaj nga çamët e shpërngulur nga fshatra të ndryshme të Çamërisë, për më tepër nga fshati Varfanj i Gumenicës. Me propozim të patriotit të shquar çam, Damin Zote Bulit nga Varfanji i Gumenicës, fshatit të ri ju dha emri Varfanj, për të kujtuar Varfanjin e çamërisë që ndodhet në Greqi.

 

Prejardhja e familjeve të fshatit Sopot:

 

Nga Varfanji i Gumenicës: Haxhi Shaqir Mehmeti, Tahir Shaqir Mehmeti, Sheremet Brahim Mehmeti dhe Ahmet Rexhua.

 

Nga Karbunarë i Paramithisë: Xhafer Nexhip Çuni, Halo Bebri Ago, Idriz Nexhip Çuni, Gjuzel Habib Jaho, Bejaz Habib Jaho, Muharrem Habib Jaho, Zeqir Zejnel Ademi, Demo Zejnel Ademi, Bejaz Maksut Avdurrahmani, Taip Maksut Avdurrahmani, Feim Nexhipi, Haki Maksut Avdurrahmani, Çano Bejaz Duro.

 

Nga Filati: Hysni Çeka, Ali Braho Xhibua.

 

Nga Dramësi i Gumenicës: Refat Sadushi, Shaqir Muharmem Vejseli.

 

Nga Sharati i Gumenicës: Sako Shyqyri Isai, Hamit Mero Hamiti.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë nesër në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.