Digjet një autobus që udhëtonte drejt Sarandës, fatmirësisht pa të lënduar – VIDEO

Digjet një autobus që udhëtonte drejt Sarandës, fatmirësisht pa të lënduar

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë fshatit Kardhiq në Gjirokastër, ku një autobus i linjës drejt Sarandës është përfshirë nga flakët.

 

Digjet një autobus që udhëtonte drejt Sarandës, fatmirësisht pa të lënduar

 

Zjarri ka shpërthyer rreth 2 kilometra përpara hyrjes së tunelit të rrugës së re Kardhiq–Delvinë.

Fatmirësisht, të gjithë udhëtarët që ndodheshin në bord kanë arritur të dalin në kohë dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

 

 

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar nga një defekt teknik në pjesën e pasme të mjetit.

 

Ngjarja ka shkaktuar panik tek udhëtarët, ndërsa qarkullimi në segmentin përreth u ndërpre përkohësisht deri në mbërritjen e shërbimeve zjarrfikëse. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, por autobusi ka pësuar dëme të konsiderueshme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë