540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë. Bashkia Sarandë ka shpallur tenderin për përmirësimin e tre rrugëve të brendshme në zonën e Lugut të Dardhës dhe në lagjen nr. 3. Projekti përfshin ndërhyrje në afro 3 kilometra rrugë dhe në shkallaret e zonës. Fondi limit është rreth 541 mijë euro me TVSH.

Sipas dokumenteve të projektit, tri rrugët kanë një gjatësi të përgjithshme prej 2.970 metrash dhe gjerësi që varion nga 3 deri në 5 metra, në varësi të terrenit. Ato kalojnë në një zonë të banuar, mes mureve rrethuese të pronave, dhe pjesa më e madhe e tyre është e amortizuar.
Ndërhyrjet synojnë të lehtësojnë lëvizjen e banorëve dhe të përmirësojnë aksesin për pushuesit që frekuentojnë këto zona gjatë sezonit turistik. Saranda Web