Kristaq Kiço: Kërkojmë përfaqësim në instancat e larta shtetërore dhe vetëdeklarim të popullsisë

27/06/2019:06

Shperndaje:

Kristaq Kiço: Kërkojmë përfaqësim në instancat e larta shtetërore dhe vetëdeklarim të popullsisë

Kryebashkiaku i Finiqit, njëherësh edhe kryetar i partisë MEGA Kristo Kiço: Kërkojmë përfaqësi në instancat e larta shtetërore
Pavarësisht se aktet nënligjore të ligjit për minoritetet vijnë për miratim me vonesë, nga ana e përfaqësuesve të minoritetit grek në Jugun e Shqipërisë ky draf vlerësohet si një hap pozitiv në respektimin e të drejtave të tyre.


Bashkia e Finiqit e përbërë prej 57 fshatrash, shumica e të cilave e banuar nga minoriteti grek është bashkia më e madhe ku jeton minoriteti grek në Shqipëri.
Kryetari I Bashkisë Finiq, njëherësh edhe kryetar i partisë MEGA Kristo Kiço në një intervistë për Report Tv shprehet se ky ligj është shumë i domosdoshëm për minoritetet dhe minoritetin grek në veçanti.

Kristaq Kiço cilëson si një domosdoshmëri procesin e vetëdeklarimit, për të cilin ai thotë se në këtë proces nuk duhet të bëhet asnjë shkelje.

Në vlerësimin e kryetarit të Bashkisë Finiq Kristaq Kiço është një hap pozitiv miratimi i këtij ligji, por problem mbetet zbatimi i tij, ndërsa thekson se sa herë diskutohet për të drejtat e minoritetit grek, nga ana e qarqeve nacionaliste shpërthen një propagandë që nuk është as humane në aspektin njerëzor dhe nuk përfaqëson shumicën e kombit shqiptar në respect të minoritetit grek.

VIDEO

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.