Krijimi i Policisë Shqiptare, Historia 103 vjeçare


9W21qunKrijimi i Policisë shqiptare lidhet me shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar (1912).  Më 4 dhjetor 1912 u krijua Ministria e Brendshme e cila përgjigjej për ruajtjen e rendit e të qetësisë publike. Për të përmbushur këtë detyre, ajo brenda pak kohesh krijoi një Fuqi Civile, një pjesë të së cilës i ngarkoi detyra në rolin e policisë për ruajtjen e ligjshmërisë dhe zbulimin e shtypjen e krimineleve, ndërsa pjesën tjetër e angazhoi për krijimin e xhandarmërisë. Me 13 Janar 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, mori Vendimin për Krijimin e Forcave të Rendit (Policisë dhe Xhandarmerisë) (AQSH. Fondi 245/II, dosja 69/1).

shkoder 1913Në Ministrinë e Brendshme të kësaj qeverie funksiononte Zyra e Sigurimit Publik me atributet e Drejtorisë së Policisë, ndërsa pranë prefekturave e n/prefekturave ishin zyrat e komiseritë e policisë. Xhandarmëria funksiononte mbi bazën e batalionit (në prefekture), kompanisë (n/prefekture) dhe togës (në krahina). Ne maj 1913 u krijua Shtabi Madhor nga i cili varej xhandarmëria. U krijuan 3 batalione xhandarmërie (Vlorë, Berat, Elbasan). Më 3 Qershor 1913 u vu në funksionim Rregullorja e Qeverisë së Vlorës mbi formimin e Milicisë shqiptare. Po në këtë kohe, u vendos për herë të parë uniforma kombëtare e xhandarmërisë dhe policisë.

reneaNdërsa, me 20 Dhjetor 1913, doli dekreti i Qeverisë së Vlorës mbi Formimin e Xhandarmerisë shqiptare në krahinat e jugut.  Në organizimin e xhandarmerisë shqiptare një ndihmesë të rëndësishme ka dhëne edhe Misioni holandez i kryesuar nga kolonel ëilliam de Veer dhe zëvendësi i tij major Ludvig Thomson, i ardhur në nëntor 1913. Me ndihmën e tyre u krijuan 4 reparte xhandarmërie me 300 vetë secili.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.