KQZ bllokon “Paketën e Maleve”: Mund të krijojë avantazh elektoral për qeverinë

KQZ bllokon dy nisma ligjore të Kuvendit, Celibashi: Mund të krijojnë avantazh elektoral për qeverinë

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rekomanduar bllokimin e dy projektligjeve të propozuara nga Kuvendi, duke argumentuar se ato mund të ndikojnë në garën elektorale dhe të krijojnë perceptimin e përdorimit të pushtetit për qëllime zgjedhore.

 

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në vendimin e tij të datës 11 shkurt, ka kërkuar që dy nismat – projektligji “Për paketën e maleve” dhe ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” – të mos shqyrtohen në seancë plenare, pasi prekin politika të rëndësishme fiskale në një periudhë kritike para zgjedhjeve.

 

“Sipas Kodit Zgjedhor, në katër muajt para zgjedhjeve ndalohet miratimi i akteve me ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin ekonomik dhe tregtar, pasi mund të cenojnë barazinë mes aktorëve ekonomikë dhe të përdoren për qëllime elektorale,” shpjegon Celibashi.

 

Ai thekson se ky ndalim është i domosdoshëm për të garantuar një garë të ndershme dhe për të shmangur perceptimin e favorizimit politik nga qeveria. Përjashtim nga ky rregull, sipas Kodit Zgjedhor, bëhet vetëm në rastet e gjendjeve të fatkeqësisë natyrore.

 

Ky vendim i KQZ-së vjen në një kohë kur debati për ndërhyrjet e qeverisë në ekonomi gjatë periudhave zgjedhore mbetet një çështje e ndjeshme në politikën shqiptare.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.