Konispol: Turqit investojnë për 2 kabinete të reja në shkollën “Bido Sejko”

31/01/2510:54

Shperndaje:

Konispol: Turqit investojnë për 2 kabinete të reja në shkollën “Bido Sejko”

 

Konispol: Përurimi i Dy Kabineteve të Reja në Shkollën “Bido Sejko” me Mbështetjen e TIKA dhe Fondacionit Alsar

 

Në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Bido Sejko” në Konispol u zhvillua një takim i rëndësishëm me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kagan Atay, drejtorit të TIKA (Agjencia Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim), Mustafa Ata, drejtorit të Fondacionit Alsar,  Mehdi Gurra, dhe Atasheut Turk të Arsimit,  Metin Bulut. Ata u pritën nga kryetari i Bashkisë Konispol, Ergest Dule, me rastin e përurimit të dy kabineteve të rinj, të dedikuar për mësimdhënien e gjuhëve të huaja dhe lëndëve të biologjisë e kimisë.

 

Konispol: Turqit investojnë për 2 kabinete të reja në shkollën “Bido Sejko”

 

Këto kabinete, të realizuara nga Agjencia Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) me mbështetjen e Fondacionit Alsar, janë pajisur me teknologji bashkëkohore, duke krijuar kushte optimale për një mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore. Ky investim synon të përmirësojë infrastrukturën arsimore në Konispol dhe të rrisë cilësinë e edukimit për nxënësit e kësaj zone.

 

Kryetari i Bashkisë Konispol, Ergest Dule, falenderoi donatorët për këtë kontribut të vlefshëm, duke theksuar rëndësinë e modernizimit të shkollave dhe krijimit të një ambienti më të mirë për brezat e rinj. Nga ana e tij, ambasadori turk,  Tayyar Kagan Atay, vlerësoi bashkëpunimin mes institucioneve dhe theksoi se mbështetja për arsimin do të vijojë të jetë një prioritet për Turqinë në Shqipëri.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë
Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore
Ministri kërkon shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë në Sarandë dhe ngritjen e një Task-Force
Vrau ish-partneren 25-vjeçare dhe plagosi veten për të sajuar një sulm
Delvina triumfon në Memaliaj, reagon pas humbjes në derbi
Vrasja në Sarandë, Policia: Po bëjmë kontrolle me dronë në Sarandë dhe Delvinë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.