KLSH: Butrinti është koncesion. Audituesit ‘rrëzojnë’ ministren Margariti

02/05/2214:32

Shperndaje:

Sipas KLSH, Butrinti është dhënë me koncesion dhe zotërohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Raporti, i KLSH, i publikuar vitin e kaluar, zbulon gjithashtu shkelje të mëdha ligjore në këtë koncesion.

Teksa Ministrja Elva Margariti mundohet të shmang faktin se parku arkeologjik i Butrintit është dhënë me koncesion, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, nxjerr zbuluar dhe përgënjeshtron ministren.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi publikisht se Marrëveshja për Menaxhimin e Butrintit nga Fondacion Privat nuk ka asnjë të përbashkët me koncesionin. Një tjetër këndvështrim ka Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në Raportin mbi ‘Efektivitetin e Politikave për ruajtjen e parqeve arkeologjike’, të publikuar në Prill 2021, KLSH e konsideron Marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim një koncesion.

Në një nga rekomandimet e Raportit të KLSH Kontrollit të Lartë të Shtetit, thuhet: ‘Bordi i Parkut Kombëtar Butrint dhe AADF, të cilit i është dhënë me koncesion shërbimi i biletarisë së Parkut, të vlerësojnë dhe të marrin masa për rritjen e numrit të sporteleve të biletarisë’. Diferenca mes termave ‘Marrëveshje’ dhe Koncesion’ është shumë e madhe.

Koncesioni është një kontratë me përfitime financiare për organizatën private, gjë të cilën ministrja Margiriti u mundua ta përjashtonte. Ky detaj nuk është e vetmja shkelje e konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Marrëveshjen për Butrintin. Audituesit shtetërorë kanë konstatuar se Ministria e Kulturës, me propozimin e vetë, ka miratuar vendimin e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore ‘Për Planin e Menaxhimit të Integruar të Parkut të Butrintit’, mbi të cilin më pas është nënshkruar Marrëveshja me Fondin Shqiptaro-Amerikan.

Por, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka vetëm funksione këshilluese dhe jo propozuese, referuar ligjit ‘Për trashëgiminë kulturore’. Pra, Plani i Menaxhimit të Butrintit është miratuar në shkelje të ligjit nga Ministria e Kulturës. Debati publik për Parkun e Butrintit nisi, pasi Ministria e Kulturës dorëzoi në Parlament kërkesën për miratimin e Marrëveshjes me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për menaxhimin e sitit arkeologjik për 10 vjet.

Fondacioni Privat pritet të investojë rreth 5 milionë dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së Parkut Arkeologjik. Nga ana tjetër, ky Fondacion do të menaxhojë të ardhurat nga shitja e biletave, të cilat mendohet se në 10 vitet e ardhshme mund të jetë shumë herë më të larta se investimi për mirëmbajtjen e Parkut./ syri.net


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

19-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, e droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
MARKET DAILY në Sarandë kërkon të punësojë staf shërbimi dhe manaxherial
Market ushqimor JULI kërkon Kasiere dhe Sistemuese. Ofrohet akomodim
Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit, Policia në kërkim të autorëve
Sarandë/ Nuk ka më vende në Varrezat e Limionit, Bashkia: shkoni në Volloder

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.