Këshilltarët Klejdi Myrtaj & Jolio Dine kundër vendimit të qeverisë për aeroportin: Duhet të reagojmë – VIDEO

10/01/2417:50

Shperndaje:

Këshilltarët Klejdi Myrtaj dhe Jolio Dine kundër vendimit të qeverisë për aeroportin: Duhet të reagojmë!

Intervistë me Këshilltarët Klejdi Myrtaj dhe Jolio Dine

Aeroporti i Sarandes – Premtimet

Aeroporti i Sarandës është premtuar në cdo fushatë elektorale, por që ende nuk është ndërtuar.

Aeroporti i Sarandes – Premtimet e Gjiknurit

Në 21 nëntor 2017 deputeti dhe Ministri i Transportit dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se përveç aeroportit të Vlorës ku po bëhet studimi i fizibilitetit, po kryejnë një studim për ndërtimin e një aeroporti turistik në Sarandë.
Në Komisionin e Ekonomisë, Gjiknuri tha se Saranda është qyteti më i përshtatshëm për ndërtimin e aeroportit, duke sjellë zhvillim në të gjithë zonënë.
Gjiknuri: Ne kemi plane edhe për promovimin e mundësisë së ndërtimit të aeroporteve të reja. Tashmë ka interes të shprehur nga një konsorcium turk për aeroportin e Vlorës i cili është duke u përgatitur studimi i fizibilitetit. Ashtu sikurse po kryejmë një studim për mundësinë e ndërtimit të një aeroporti turistik në Sarandë, pasi mendojmë që Saranda me mundësitë turistike që ka dhe kaparcitetet e hotelerisë që ka dhe e ndodhur përballë një hapi turistik sic është Korfuzi ka shumë mundësi që të justifikohet ngritja e një aeroporti që do të sjellë një zinxhir tjetër zhvillimi në të gjithë zonën.

Areroporti i Sarandes – Premtimet e Ramës

Në 9 tetor 2020 Kryeministri Edi Rama tha se pas ndërtimi i portit turistik të Sarandës do të fillojë ndërtimin së shpejti, përpara përfundimit të këtij mandati.
“Pas disa javësh do të shpallet gara për aeroportin e Sarandës. Në manditin e tretë do të mbyllet me tre aeroporte plus këtij qe kemi dp të bëhen 4. Portin turistik do e nisim ne dhe do e nisim brenda pak kohe, pra në pranverë do të jetë kantier ndërtimi, para përfundimit të mandatit, para zgjedhjeve dhe do të ndërtojmë portin e të mallrave tek triporti dhe për peshkatarët e Vlorës.
Porti i Durrësit do iki nga ty aty do bëhen port turistik. Nuk shkarkohet dot krom e qymyr në zemër të qytetit. Porti i ri mallrave në Porto Ramano, kjo do të fillojë shpejtë.
Por kështu do të kemi portin e ri turistikë në Sarandë që do të fillojë ndërtimin para se të mbarojë ky mandat”, tha Rama.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.