Këshilli Bashkiak mblidhet për buxhetin, qytetarët të painformuar, opozita bën gati celularët për selfie

02/03/1610:48

Shperndaje:


keshilli bashkiak sarande

Megjithëse Këshilli Bashkiak i Sarandës do të mblidhet ditën e shtunë në ambientet e një hoteli luksoz për miratimin e Buxhetit të Bashkisë, qytetarët janë ende të painformuar për projekt buxhetin që pritet të miratohet. As websaiti i bashkisë nuk ofron  asnjë information rreth projekt buxhetit që pritet të miratohet. 

Vetëm pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i Sarandës miratoi një vendim shumë të rëndësishëm që kishte të bënte me vendosjen e shërbimit me pagesë për rrugët kryesore të qytetit. Kujtojmë se as për këtë vendim nuk pati asnjë konsultim paraprak me qytetarët. Vetë forma e zbatimit të shërbimit me pagesë në rrugët e qytetit nga vetë Bashkia krijon premisa për abuzime me këtë shërbim. 

Ajo që bie në sy është edhe “heshtja e varrit” të opozitës, duke i shfrytëzuar mbledhjet e Këshillit Bashkiak për Selfie. Dhe me të drejtë qytetarët kanë shumë arsye të dyshojnë se ka një pakt heshtjeje mes këshilltarëve të opozitës dhe bashkisë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel PINI dhe LA MAR Restaurant kërkon të punësojë staf
Julia Rooftop në Sarandë kërkon Kamarier/e, Banakier/e dhe Kamarier/e për restorant
Angel’s Sweet House në Sarandë kërkon Krepier/e dhe Banakier/e
Butrinti mposht Partizanin B 4-2, gjithçka vendoset në “finalen” me Orikun
Fund i dhimbshëm në Sarandë: 53-vjeçari ndërroi jetë, dyshime nga përdorim narkotikësh
Butrinti – Partizani B luhet pa tifozë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.