Kaosi i trafikut në Sarandë, një problem që kërkon zgjidhje


Qyteti i Sarandes prej disa muajsh po vuan trafikun e renduar sidomos ne Rrugen e katert. Kjo situate ka ardhur pas ndryshimit nga ana e Bashkise Sarande te hyrje-daljeve ne qytet. Qytetaret ankohen per bllokime te vazhdueshme te rruges si pasoje e trafikut te renduar.
Sot te vetmet hyrje per ne qytet jane rruga e katert dhe rruga e peste, kurse rruge dalese jane rruga e Flamurit, Skenderbeu, Onhezmi dhe rruga e peste.
Devijimi i qarkullimit te automjeteve në Rrugën Onhezmi, nga rrugë hyrëse në dalëse i bere nga bashkia nuk solli rezultatin e pritur, por perkundrazi, ka sjelle nje ngarkese te madhe ne rrugën e katert, kurse rruga e Flamurit dhe Onhezmi mbeten gati pa qarkullim. Lëvizja e mjeteve në këto rrugë është aq e pakët,  sa edhe bizneset ankohen për rënie të xhiros si pasojë e mosqarkullimit në këto rrugë.
Here pas here drejtues mjetesh dergojne foto dhe video nga kaosi i qarkullimit ne rrugen e katert dhe sidomos te rrethrrotullimi i rrapit.
Edhe punonjesit e policise se qarkullimit rrugor nen ze e pranojne se sistemi aktual eshte i gabuar, duke u shprehur se sistemi i mëparshëm me Rrugën Onhezmi si rrugë hyrëse ishte me funksional, pasi automjetet që vinin nga Ksamili dhe Rruga Turizëm – Kanali i Çukës përdornin si rrugë hyrëse Rrugën Onhezmi, kurse automjetet që hynin nga Qafë Gjashta shpërndaheshin në të tre rrugët hyrëse.   Ndaj nga ana e Bashkisë Sarandë duhet të rishikohet përsëri, për të shmangur edhe kaosin që krijohet në Rrugën e Katërt.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë
Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona
Lexoni më shumë
Halil Shabani rrëfen historinë e valles së Osman Takës dhe si e ktheu Taip Madani në valle legjendare
Lexoni më shumë
Atentati në Sarandë, dyshime për lidhje me tre të arrestuar në Shkodër
Lexoni më shumë
Salla e qendrës kulturore “Myrteza Leka” në Delvinë drejt rikonstruksionit
Lexoni më shumë
Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.