Jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e Himarës, Blerina Bala

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka dhënë dorëhqjen. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, i cili mëson se Bala ka zyrtarizuar dorëheqjen.

 

“Për arsye personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë“, ka thënë Bala. 

 

 

2 emrat e diskutuar për të marrë drejtimin janë Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano.

 

Më 29 mars Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, Jorgo Goro dhe Fedi Beleri përfunduan në burg.

 

Himara mbetet sërish pa drejtues, ndërsa sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar deri sa të mbahen zgjedhjet. 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë