Ish-deputetja rrëfen debatet: Demokratët të pakënaqur nga emrat e sjellë nga Tirana


Nada Meçorapaj, ish-deputete e PD në Vlorë dhe kandidate për zgjedhjet e 25 prillit në një prononcim për Abcnews.al sqaron debatet e forta mbrëmjen e sotme në kryesinë e degës së qytetit bregdetar për listat.
Meçorapaj mohoi zërat për një dorëheqje të drejtuesit politik, Bujar Leskaj, por nuk i mohoi debatet, që i cilësoi reaksione normale pas shpalljes së listave.
“Nuk ka pasur një gjë të tillë, disa reagime nga Kryesia e degës së PD Vlorë. Diskutime rreth listave, por nuk kanë arritur debatet deri në nivelin e dorëheqjes. Kaloi mbledhja me shumë mirëkuptim dhe nga nesër aktivitetet e Leskajt do të jenë aktive”.

Kryesia nuk kishte pakënaqësi? “Kryesia e degës Vlorë nuk kishte me emra konkretë, pasi lista është e mirë”. Por a është e vërtetë që ka pasur kundërshti për prurjet nga Tirana? “Kandidatët e tjerë gjithsesi e kanë një lidhje me qytetin e Vlorës.
Ky është një reaksion që cdo strukturë politike e degëve e transmeton në një moment kur dalin listat e kandidatëve për deputetë, por struktura e gjen vetën sepse ka edhe numra që e përfaqësojnë. Bujar Leskaj është një figurë multidimensionale. Gjërat u sheshuan” tha Nada Meçorapaj për Abcnews.al.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama reagon pas protestave të studentëve: Hajdeni të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje
Lexoni më shumë
Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë
Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog
Lexoni më shumë
Tirana në bojkot dhe protestë, në Sarandë nxënësit dhe studentët vijojnë normalisht mësimin
Lexoni më shumë
Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.