IKMT aksion për prishjen e Coba Cabana në Sarandë, avokati kundërshton ndërhyrjen

IKMT aksion për prishjen e Coba Cabana në Sarandë, avokati kundërshton ndërhyrjen. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë një aksion për prishjen e strukturës së Beach Bar Coba Cabana në qytetin e Sarandë, ndërsa mbrojtja ligjore e biznesit pretendon se objekti është ekzistues dhe funksionon me dokumentacion të rregullt.

 

 

Aksioni vjen vetëm tre ditë pas arrestimit të shefit të Komisariatit të Policisë në Sarandë dhe tre vartësve të tij, të cilët po hetohen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) për dyshime se kanë lejuar ndërtime pa leje në këmbim të ryshfetit.

 

Beach Bar Coba Cabana rezulton në pronësi të Arjola Dhrami Bajo, e cila është shpallur në kërkim për ndërtim pa leje që prej datës 14 maj. Ndërkohë, avokati i saj, Rigels Dërvishi, deklaron se stacioni i plazhit disponon leje dhe dokumentacion të rregullt pronësie.

 

“Vendimi është i paligjshëm. IKMT ka pretenduar se ndërtimi është pa leje, ndërkohë që bari ka qenë ekzistues dhe disponon dokumente pronësie në emër të Arjola Dhrami Bajo. Kemi dorëzuar të gjithë dokumentacionin përkatës. Stacioni është me leje dhe me vendim të KKTU-së. Në mënyrë abuzive po kërkohet të prishet një biznes ekzistues”, është shprehur avokati Dërvishi.

 

Ai paralajmëroi gjithashtu kallëzim penal për procedurën e ndjekur nga institucionet, duke argumentuar se subjekti operon mbi bazën e një lejeje të dhënë nga organet shtetërore.

 

Ndërkohë, aksioni i IKMT-së lidhet me hetimet e nisura pas një denoncimi të mbërritur në adresë të Drejtorit të Policisë së Qarkut, Skëndër Hita. Hetimet çuan në arrestimin e shefit të Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, si dhe të tre inspektorëve të policisë, Andi Duro, Ajdin Islamaj dhe Robert Çulli.

 

Sipas AMP-së, efektivët dyshohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerje të veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrje masash për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme”. Të katërt janë pezulluar nga detyra, ndërsa procedurat disiplinore për përjashtimin e tyre nga Policia e Shtetit vijojnë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.