IKMT: Aksioni për prishjen e Copa Cabana në Sarandë përfundoi me sukses – VIDEO

IKMT: Aksioni për prishjen e Copa Cabana në Sarandë përfundoi me sukses.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) njoftoi se ka përfunduar me sukses aksioni për prishjen e strukturave të konsideruara të paligjshme në subjektin “Copa Cabana” në Sarandë, pas disa ditësh operacionesh në terren.

 

 

Sipas njoftimit zyrtar të IKMT-së, aksioni u mbështet edhe mbi referimet e agjencive ligjzbatuese për konstatimin e një ndërtimi pa leje në bregdet. Inspektorët e IKMT-së kryen verifikime më 13 maj 2026 në subjektin “A.B.”, në Lagjen nr. 1, Rruga Butrinti, ku konstatuan një sërë strukturash të ndërtuara pa autorizim.

 

Institucioni deklaron se në terren u evidentuan një objekt 1-katësh me konstruksion metalik mbi platformë betoni, platforma betoni dhe druri, mure mbajtëse, shkallë, struktura metalike, si dhe një objekt betonarme me sipërfaqe 22.8 m². Sipas IKMT-së, të gjitha këto punime rezultuan pa leje ndërtimi dhe në kundërshtim me parametrat e lejuar.

 

Në momentin e njoftimit të procesverbalit, pala e inspektuar, e përfaqësuar nga avokati, nuk paraqiti dokumentacion zyrtar justifikues për punimet e kryera deri në atë moment. Në vijim, IKMT mori vendimin nr. 0000034, datë 13.05.2026, për prishjen e objektit, si dhe vendimin nr. 0000125 për gjobitjen e subjektit me mbi 11.6 milionë lekë. Sipas institucionit, ekzekutimi i vendimit nisi më 14 maj dhe u përmbyll gjatë ditës së sotme.

 

Ndërkohë, më 18 maj, avokati i subjektit, Rigels Dërvishi, pretendoi publikisht se ekziston një leje ndërtimi e miratuar nga KKTU për strukturën në fjalë.

 

Në njoftim thuhet se, pas verifikimeve, IKMT konfirmoi se në vitin 2025 ishte lëshuar një leje nga KKTU me nr. prot. 3509/4 për një strukturë shërbimi në stacion plazhi në emër të subjektit “COPACABANA Saranda”. Sipas dokumentacionit, leja parashikonte një sipërfaqe strukture prej 60 m², platformë sistemimi prej 110 m² dhe përdorim të materialeve të lehta, pa shtrirje në det.

 

Megjithatë, IKMT thekson se punimet e konstatuara në terren nuk përputheshin me parametrat e lejes së dhënë dhe se subjekti nuk gëzonte më të drejtën e përdorimit të hapësirës.

Në të njëjtën kohë, Agjencia Kombëtare e Bregdetit bëri të ditur se subjekti “CopaCabana Saranda” kishte kërkuar vetë zgjidhjen e kontratës së qirasë për stacionin e plazhit që prej 25 tetorit 2025, duke hequr dorë nga përdorimi i tij. Sipas AKB-së, kontrata e qirasë ishte zgjidhur zyrtarisht disa ditë më vonë.

 

Në përfundim të reagimit zyrtar, IKMT deklaron se edhe në rast se pretendimi i subjektit për ekzistencën e kësaj lejeje do të ishte i saktë, leja e lëshuar nga KKTU-ja, e cituar nga subjekti, nuk ka asnjë lidhje me situatën e evidentuar në terren, me llojin dhe volumin e punimeve të paligjshme të kryera, përfshirë edhe hapësirën detare. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.