AMP heton rolin e Policisë në ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil

AMP heton rolin e Policisë në ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetime lidhur me fenomenin e ndërtimeve pa leje në Sarandë dhe Ksamil. Fokus i hetimeve është verifikimi i rolit dhe përgjegjësisë së efektivëve të policisë në lejimin apo mosparandalimin e këtyre ndërtimeve të paligjshme.

 

 

Lëvizja e AMP vjen pas dy rasteve të evidentuara gjatë ditëve të fundit në zonë. Në njërin rast, Prokuroria sekuestroi katin e një hoteli të ndërtuar pa leje, ndërsa në rastin tjetër, në një plazh të Sarandë, u arrestuan 8 punëtorë që po kryenin punime të paligjshme.

 

Burime paraprake bëjnë me dije se hetimet do të përqendrohen edhe tek veprimet ose mosveprimet e strukturave policore përgjegjëse për kontrollin e territorit, për të verifikuar nëse ka pasur tolerim apo përfshirje në këto raste. Saranda Web

 

Arrestohet Shefi dhe kupola drejtuese e Komisariatit të Policisë Sarandë

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”
Lexoni më shumë
Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lexoni më shumë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Lexoni më shumë
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
Lexoni më shumë
9-vjeçarja Sania përfaqëson Sarandën në “Miss Junior Albania” dhe kërkon mbështetjen tuaj
Lexoni më shumë
“E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.