Protestuesit shpalosin 5 kërkesat e panegociueshme: Dorëheqja e qeverisë dhe shfuqizimi i disa ligjeve

Protestuesit shpalosin për herë të parë 5 kërkesat e panegociueshme: Kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe shfuqizimi i disa ligjeve të debatueshme. Grupi i Koordinimit Qytetar ka bërë publike për herë të parë pesë kërkesa që i cilëson si të panegociueshme në kuadër të protestës së nisur kundër, sipas tyre, cenimit të pronës private dhe pasurive kombëtare.

 

 

 

Në një deklaratë të shpërndarë përpara pak çastesh nëpërmjet gazetarit dhe aktivistit Gjergj Erebara, përfaqësuesit e protestës theksojnë se pas 35 vitesh tranzicion ka ardhur momenti për t’i dhënë fund një modeli qeverisjeje që, sipas tyre, ka dëmtuar interesin publik, pronën private dhe pasuritë kombëtare.

 

Pesë kërkesat e paraqitura nga protestuesit janë dorëheqja e qeverisë, shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimi i Paketës së Maleve, anulimi i ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe anulimi i ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

 

Sipas deklaratës, këto kërkesa nuk kanë karakter partiak, por lidhen me mbrojtjen e interesit kombëtar, ligjshmërinë dhe të drejtat e qytetarëve. Organizatorët theksojnë se nuk pranojnë negociata për çështje që i konsiderojnë themelore për të ardhmen e vendit dhe menaxhimin e pasurive publike.

 

Në fund të deklaratës, Grupi i Koordinimit Qytetar u bën thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që t’i bashkohen kësaj nisme qytetare, duke argumentuar se është koha për angazhim dhe veprim në mbrojtje të interesave publike.

 

Deklarata është publikuar në Tiranë, më 2 qershor 2026. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.