Kryenin punime për të prodhuar plazh, arrestohen 8 punëtorë – VIDEO

Kryenin punime për të prodhuar plazh, arrestohen 8 punëtorë. Policia e Shtetit njofton se ka goditur një rast të ndërtimit të paligjshëm në një hapësirë plazhi në qytetin e Sarandë, duke arrestuar në flagrancë 8 persona që dyshohet se ishin të përfshirë në kryerjen e punimeve.

 

 

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren me fokus zonat bregdetare, konstatuan se në një objekt të përbërë nga disa struktura, ku një pjesë e tyre ndodheshin edhe në ujë, në një hapësirë plazhi në lagjen nr. 1, po kryheshin punime ndërtimi pa leje.

 

Në kuadër të ndërhyrjes, uniformat blu arrestuan shtetasit K. R., 25 vjeç, E. S., 41 vjeç dhe O. C., 32 vjeç, banues në Sarandë, si edhe B. R., 48 vjeç, banues në Delvinë, E. R., 41 vjeç, banues në Lushnjë, O. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, E. K., 42 vjeç, banues në Lezhë dhe Y. D., 33 vjeç, banues në Mat.

 

Policia bëri me dije gjithashtu se është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasja A. B., e cila posedon hapësirën e plazhit dhe për llogari të së cilës dyshohet se po kryheshin punimet e paligjshme. Vijon puna për kapjen e saj.

 

Pas kryerjes së veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë njoftuar Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policinë Bashkiake, të cilat kanë nisur prishjen e ndërtimeve të konstatuara në zonë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.