I mori 39-vjeçares nga Saranda 5 mijë euro dhe i kërkonte edhe 50 mijë të tjera: arrestohet

06/10/258:58

Shperndaje:

Sarandë – E shantazhonte në rrjetet sociale se “do t’i digjeshin dokumentet greke”, 44-vjeçarja nga Durrësi i mori 5000 euro dhe i kërkoi edhe 50 mijë të tjera: arrestohet nga policia

 

Një 44-vjeçare nga Durrësi ka përfunduar në prangat e Policisë, pas hetimeve të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë në Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

 

 

E arrestuara është Zyra K, 44 vjeçe, banuese në Durrës, e dyshuar për veprën penale “Shtërngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.”

Hetimet nisën pas kallëzimit të një 39-vjeçareje nga Saranda, S. D., e cila ka deklaruar se ishte bërë pre e shantazhit dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga Zyra K. përmes rrjeteve sociale.

 

Sipas të dhënave hetimore, 44-vjeçarja e kërcënonte viktimën duke i thënë se “nuk kishte dokumenta të rregullta greke” dhe se “do ta denonconte, duke i bërë që dokumentet t’i digjeshin”. Nga frika e humbjes së dokumenteve dhe pasojave ligjore, 39-vjeçarja i dha fillimisht 5000 euro, ndërsa autorja vijonte ta shantazhonte, duke i kërkuar edhe 50 000 euro të tjera.

 

Në momentin kur kërkesat për para u shtuan dhe kërcënimet u intensifikuan, viktima vendosi ta denoncojë rastin në polici.

Pas një hetimi të shpejtë dhe koordinuar, policia lokalizoi dhe arrestoi 44-vjeçaren Zyra K.  në Durrës.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Taverna Erjoni kërkon të punësojë Kamarier/e Restoranti
Alban Muço: “Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut, nuk kam dëmtuar asnjë” – VIDEO
Thoma Noti, ish-volejbollist i Butrintit të Sarandës, ndahet nga jeta në moshën 84 vjeç
Richard Hodges, që quajti Shqipërinë “shtet artificial”, pritet me nderime nga Ministri i Kulturës
U shkarkua nga prefekt pas 9 muajsh, Nesturi: Faleminderit kryeministrit Rama dhe bashkëpunëtorëve
“Prokurori i rremë” i arrestuar sot në Sarandë ka bërë 2 herë burg me emrin e vëllait

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.