Pavarësia nuk bojkotohet: Precedent i rrezikshëm dhe tentativë për të mbuluar votimet e hapura

Pavarësia nuk bojkotohet: Precedent i rrezikshëm dhe tentativë për të mbuluar votimet e hapura

 

Mungesa e Partisë Demokratike në ceremoninë e 28 Nëntorit në Sarandë shënon një devijim të pazakontë nga tradita politike e viteve të fundit. PD ka qenë gjithmonë pjesë e këtij aktiviteti, i cili, pavarësisht organizimit teknik nga bashkia, konsiderohet ceremoni shtetërore dhe ditë uniteti kombëtar.

 

 

Reagimi i sotëm i PD-së, i shoqëruar me akuza për “përdorim të paautorizuar të simboleve” dhe portretizuar ceremoninë si “aktivitet të bashkisë” apo “të qeverisë”, duken tejet qesharake.

 

 

Marrja pjesë aty nuk është nder për bashkinë, por detyrim qytetar dhe politik për çdo forcë që pretendon se përfaqëson interesin publik.
Në ditë si 28 Nëntori, partitë lënë mënjanë konfliktet politike. PD ka qenë pjesë e këtij uniteti çdo vit. Tërheqja e saj këtë vit krijon një precedent të rrezikshëm, duke e politizuar një ditë që i takon të gjithë shqiptarëve, jo institucioneve lokale.

 

Në thelb, problemi i argumentit të PD-së qëndron tek mospërputhja logjike mes fjalëve dhe veprave. Nuk mund të akuzosh Bashkinë Sarandë për një projekt të debatueshëm dhe paralelisht të pretendosh distancim, kur vetë ata që pretendojnë se janë drejtues të PD-së kanë votuar në favor të atij projekteve të kundërshtuara nga qytetarët, siç ishte rasti i parkut fotovoltaik në pronat e pretenduara nga banorët e Nivicës dhe më pas dalë së bashku me këshilltarët e PS nga një portë e fshehtë për të mos u përballur me qytetarët.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.