E trishtë: Humb jetën 19-vjeçari në aksidentin pranë Fushë Vërrisë

E trishtë: Humb jetën 19-vjeçari në aksidentin pranë Fushë Vërrisë

Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Delvinës dhe komunitetin e Lazaratit. Orest Mahmutaj, 19 vjeç nga Lazarati, ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pranë fshatit Fushë Vërri, në aksin Kardhiq–Delvinë.

 

 

 

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa automjeti tjetër ka pësuar dëmtime të shumta materiale.

 

Për fat të keq, 19-vjeçari Orest Mahmutaj nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për të normalizuar situatën.

 

Lajmi i ndarjes nga jeta të Orest Mahmutajt ka sjellë dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe të njohurit e tij. Një i ri në prag të jetës humbi tragjikisht jetën në një aksident që ka lënë pas dhimbje të madhe.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që sollën këtë aksident fatal pranë fshatit Fushë Vërri.

 

🕊️ Saranda Web i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mahmutaj dhe të afërmve të të ndjerit për këtë humbje të rëndë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Lexoni më shumë
Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë
Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.