Ardit Bido propozon ndryshime në ndarjen administrativo-territoriale të bashkive në jug

Ardit Bido propozon ndryshime në ndarjen administrativo-territoriale të bashkive në jug. Deputeti Ardit Bido ka ngritur në Komisionin për Reformën Administrativo-Territoriale nevojën për një ndarje të re administrative që, sipas tij, pasqyron më mirë realitetin e pellgut të Sarandës dhe interesat e komuniteteve lokale.

.

.

Bido ka propozuar që Shën Vasili dhe Nivica t’i bashkohen Bashkisë Sarandë, duke argumentuar se këto zona kanë lidhje të forta ekonomike, shoqërore dhe territoriale me qytetin bregdetar.

.

Sipas propozimit të tij, edhe Peca, Muzina dhe Kardhikaqi, ku përfshihet edhe destinacioni turistik i Syrit të Kaltër, duhet të jenë pjesë e Bashkisë Delvinë.

.

Ndërkohë, Sopiku, Vagalati dhe Pandelajmoni propozohet t’i bashkohen Bashkisë Konispol.

.

“Komunitetet që zhvillohen bashkë, meritojnë të përfaqësohen dhe të administrohen bashkë”, ka theksuar Ardit Bido, duke argumentuar se ndarja administrative duhet të reflektojë lidhjet reale mes zonave dhe jo vetëm kufijtë ekzistues administrativë. Saranda Web

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.