Rrufeja shkakton katastrofë në Delvinë, ngordhin deri në 200 dele në malin mbi Kopaçez

Rrufeja shkakton katastrofë në Delvinë, ngordhin deri në 200 dele në malin mbi Kopaçez
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në territorin malor mbi fshatin Kopaçez, në Bashkinë Delvinë, në vendin e njohur si “Jomina”, ku dyshohet se një goditje rrufeje ka shkaktuar ngordhjen masive të një tufeje delesh.

 

 

Sipas informacioneve paraprake, nga fenomeni natyror kanë ngordhur rreth 150 deri në 200 dele, të cilat i përkisnin dy vëllezërve barinj, Klement dhe Ariani Xhelili. Pamjet nga vendngjarja tregojnë dhjetëra krerë të shtrirë në kullotë, ndërsa dyshohet se tufat janë goditur gjatë kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

 

Ngjarja përbën një humbje të madhe ekonomike për familjen e blegtorëve, të cilët siguronin të ardhurat kryesisht nga aktiviteti blegtoral.

 

Mësohet se veterinerët janë nisur drejt zonës për të kryer verifikimet dhe ekspertizën përkatëse. Autoritetet pritet të japin një raport zyrtar pas përfundimit të kontrolleve në terren. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.