Hodhi inerte në det për të prodhuar plazh, vihet në prangat e Policisë

09/01/2214:03

Shperndaje:

Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, shtetasin Xh. T., 42 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ka shfrytëzuar një pjesë plazhi të marrë me qira nga një subjekt privat, gjatë sezonit veror 2021, në lagjen nr. 4, Sarandë, dhe në këtë hapësirë, më datë 07.01.2022, ka hedhur nje sasi mbetjesh inerte (gurë dhe zhavorr), me qëllim zgjerimin e hapësirës për ushtrimin e aktivitetit të tij në bregdet.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në misionin e saj, për ndëshkimin e çdo aktiviteti të paligjshëm në vijën bregdetare dhe të gjitha krimeve mjedisore.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant ‘MAREA’ në Sarandë kërkon Kamarier të parë dhe Sanitare
BOE Luxury Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
La Mar Restaurant kërkon Ndihmës Kamarier, Hostes dhe Sanitare Turni i Parë
Yakuza Umi Restaurant & Sushi në Ksamil kërkon Staf
Bie çatia e një objekti në ndërtim te Porti i Limionit, niset me helikopter në gjendje të rëndë
Restorant Pastaria – Sarandë kërkon Staf për punësim vjetor dhe sezonal

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.